Universitetet, pikët e nevojshme për degët e studimit në Tiranë

 studente universitet 320x224 Universitetet, pikët e nevojshme për degët e studimit në TiranëZbardhen pikët e fakulteteve, viti 2013-2014, tendencë në rritje për kufijtë e pikëve

 Shpresa Mezini

Me t’u zbardhur notat e provimeve të maturës, ka nisur edhe gara e përllogaritjeve të pikëve të nevojshme për tu shpallur fitues në një prej fakulteteve të vendit.

Tanimë të gjithë maturantët, përveç një grupi që nuk dinë ende notat e testeve, për shkak të parregullsive që janë konstatuar në teza, kanë nisur numërimin e pikëve.

Duke qenë në dijeni të kufijve të pikëve që ka përcaktuar dekanati i çdo fakulteti, kandidatët për studentë kanë nisur llogaritë për përzgjedhjen e degëve të tyre të preferuara, por sidomos të atyre ku probabiliteti për të fituar është më i madh. Vërehet se kufijtë e pikëve për këtë vit kanë pësuar rritje në raport me vitet e kaluara, diferenca është e vogël, por konstatohet tendencë në rritje.

Duke qenë se hapi i parë për t’iu drejtuar fakulteteve të vendit është plotësimi i formularit A2, kandidatët për studentë kanë nisur listimin e degëve, bazuar në preferencën e tyre, por edhe në parimin meritë, i cili është edhe çelësi i suksesit të maturës.

Degët e fakulteteve në tabela shoqërohen me pikët e fundit përkatëse, ato të cilat duhet të marrë parasysh çdo kandidat për të kuptuar nëse mund ta zgjedhë ose jo një degë të caktuar.

Pikët

Për të qenë fitues në Universitetin e Mjekësisë një kandidat duhet të plotësojë të paktën 6526 pikë, e kundërta ndodh me fakultetin e Farmacisë, ku kërkohen 6343 pikë; Mamia, 5228 pikë, Fizioterapia 5934 pikë; Stomatologjia 6410, Infermieri e Përgjithshme; 5488, Drejtësi, 5427, Financë, 6160; Administrim Biznes, 5877; Ekonomiks, 6116; Histori 5189 pikë, Gjeografi 5131 pikë; Gjuhë-Letërsi 5269 pikë; Matematikë 5391 pikë; Informatikë 5263 pikë; Anglisht 5336 pikë; Italisht 5069 pikë; Frëngjisht 4898 pikë; Psikologji, 5565 pikë; Shkenca Politike, 5719 pikë. Për të qenë fitues në Universitetin Bujqësor, në degën Ekonomi dhe Politikë Agrare maturanti duhet të plotësojë 4942 pikë; Financë-Kontabilitet 5499; Hortikulturë 3913 pikë; Menaxhim Agrobiznesi 4930; Mjekësi Veterinare 4526 pikë; Përpunim Druri; 4038 pikë; Inxhinieri Mjedisi, 5442 pikë, Agromjedis dhe Ekologji, 4412 pikë. Për të qenë fitues në Universitetin Politeknik në degën e Inxhinierisë Informatike kandidati duhet të zotërojë 6125 pikë; Inxhinieri Telekomunikacioni 6155; Inxhinieri Ndërtimi 6018; Inxhinieri e Burimeve Natyrore 4459 pikë; Inxhinieri Ekonomike, 5759; Arkitekturë 57.42; Urbanistikë, 44.73. Për të qenë fitues në Universitetin e Arteve, në degën e Pianos kandidati duhet të plotësojë 62.10; Violinë 78.39; Kitarë, 69.85; Kanto 58.60 pikë; Flaut, 67.34; Pedagogji Muzikore, 61.65 pikë. Për të qenë studentë në Universitetin e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes kandidatë duhet të zotërojë 60.55 pikë; në Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit, 48.93 pikë.

Formula

Për të zgjedhur fakultetin e duhur, në përputhje me pikët, kandidatët duhet të zbatojnë me përpikëri formulën e maturës.

Formula e llogaritjes së pikëve e përcaktuar nga MASH-i përfshin konkretisht: “Mesataren e viteve të shkollës së mesme, notën e provimit të Letërsisë, Matematikës, testeve me zgjedhje, koeficientin e profilit të shkollës së mesme, si edhe koeficientet e shkollave, që dallojnë nëse janë profesionale ose jo, apo në përputhje me profilin e studimit, shkencor ose shoqëror”. Në ndihmë të llogarive, që maturantët duhet të kryejnë për të renditur dhjetë preferencat e tyre për degët në universitetet publike, është formula e vendosur nga Ministria e Arsimit. [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x Kz1 + Z2 x Kz2] x 100. Këtu fshihet sekreti i llogarive që çdo maturant, kandidat për në institucionet e arsimit të lartë, duhet të kryejë në mënyrë që të bëjnë një zgjedhje të mençur për të ardhmen e tij.

The post Universitetet, pikët e nevojshme për degët e studimit në Tiranë appeared first on Gazeta SHQIP.

..>Universitetet, pikët e nevojshme për degët e studimit në Tiranë

Pin It

Comments are closed.