Përfundon takimi me aleatët në selinë e PS, Rama s`komenton për media

Partia Socialiste e ShqiperiseKa përfunduar në selinë e PS, takimi i kryetarit të kësaj partie Edi Rama me partitë aleate. Pas takimit, kreu i PS, Edi Rama nuk pranoi të komunikojë me median në lidhje me bisedën e tij me aleatët.

Ndërkaq, Mark Frroku, kryetar i Partisë Kristiandemokrate, tha se takimi ishte i frytshëm. Ai tha se nuk është folur për emra dhe për poste por për parime.

Ndërkaq, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela pohoi: E kam bërë marrëveshjen time.

Pak kohë më parë ai ka kërkuar një spot ministror./lajmifundit

The post Përfundon takimi me aleatët në selinë e PS, Rama s`komenton për media appeared on Gazeta Ditore.

..>Përfundon takimi me aleatët në selinë e PS, Rama s`komenton për media

Pin It

Comments are closed.