11 Tetori Ditë Pushimi? Propozim nga Portieri Birja

Portieri i ekipit të Besëlidhjes, Kadri Birja, ka bërë një propozim të veçantë pas fitores së Kombëtares Shqiptare ndaj Serbisë.

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, 35-vjeçari deklaroi se data 11 tetor duhet të shpallet ditë pushimi zyrtare në vendin tonë. Ai arsyeton propozimin e tij duke e lidhur me dy ngjarje historike që kanë ndodhur pikërisht në këtë datë: kualifikimin historik të Shqipërisë në Europian dhe fitoren ndaj Serbisë.

“Po ta shikojmë nga ana futbollistike, dje djemtë përveçse luajtën, dhanë zemrën në fushë, gjë që na ka munguar kohët e fundit. Vërshimi me zemër dhe më pas me këmbë në fushë ishte elementi më i mirë për ekipin tonë. Nga i pari deri tek i fundit, edhe Gripshi në tribunë, ishin në unison, një unitet që na ka munguar prej vitesh në Kombëtare. Mendoj se 11 tetori meriton të bëhet ditë pushimi zyrtare në shtetin tonë, pasi rrallëherë ndodh të arrihen fitore të mëdha nën presion të fortë. Të gjithë futbollistët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer,” u shpreh Birja.

Leave a Comment

Scroll to Top