16 të akuzuar për narkotikë në Sarandë, Prokuroria përfundon hetimet

Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 16 persona për prodhim dhe shitje narkotikësh

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka çuar para drejtësisë 16 persona, të cilët akuzohen për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Hetimet, të cilat janë zhvilluar gjatë një viti me metoda proaktive, vëzhgime dhe përgjime, kanë zbuluar se të pandehurit shpërndanin lëndë narkotike në qytetet e Sarandës dhe Delvinës, duke synuar kryesisht moshat e reja.

Tre nga personat e dërguar në gjyq akuzohen edhe për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u provua se drejtonin automjete nën efektin e lëndëve narkotike gjatë momentit të ndalimit nga ana e policisë.

Të pandehurit, për të cilët Prokuroria kërkon dënimin, janë:

  • J.I., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  • M.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  • P.B., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  • E.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  • M.D., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer më shumë se një herë.
  • O. A., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  • F.A., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  • Xh.M., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  • S.M., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
  • D. Q., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim.
  • E.T., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer më shumë se një herë.
  • A. C., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në formën e shitjes dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
  • E.D., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në formën e mbajtjes.
  • V.K., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
  • E. A., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
  • A. Ç., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Prokuroria e Sarandës thekson gatishmërinë e saj për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë penale të gjithë individët e përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike.

Scroll to Top