160 kg kokainë e sekuestruar në Bergamo, 2 shqiptarë arrestuar

Dy shqiptarë u arrestuan në Bergamo pasi u kapën me 160 kilogramë kokainë

Një operacion i Policisë Financiare të Brescias, i zhvilluar në zonën industriale të provincës së Bergamos, çoi në sekuestrimin e mbi 160 kilogramëve kokainë dhe arrestimin e dy personave me origjinë shqiptare.

Gjatë një kontrolli territorial, oficerët vunë re një kamion me aktivitet të dyshimtë. Shoferi i mjetit të rëndë po hipte në rimorkio, ndërsa një makinë u ndal pranë tij.

Hetimet nisën kur shtatë çanta të mëdha iu dorëzuan shoferit të makinës. Brenda këtyre çantave u gjetën 150 blloqe kokaine, me peshë mbi 160 kilogramë.

Sipas vlerësimeve paraprake, droga e sekuestruar mund të arrinte një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh në treg.

Scroll to Top