25 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Afrikën e Jugut
25 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut. Nuk ka ende informacione për fatin e tre personave të tjerë. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar.
Më herët, kreu i qeverisë rajonale, Poppy Ramatuba, deklaroi në një konferencë për shtyp se përmbytjet kishin shkaktuar dëme prej 7.9 miliardë randësh (493.6 milionë dollarë) në provincë. Ai i bëri thirrje qeverisë së Afrikës së Jugut të alokojë fonde shtesë për procesin e rindërtimit.
Në muajin janar, përmbytje të ngjashme ndodhën në rajonet veriore dhe lindore të Afrikës së Jugut për shkak të shirave të zgjatur. Autoritetet e vendit kanë shpallur gjendje katastrofe në pesë provinca. Provincat Limpopo dhe Mpumalanga janë më të prekurat nga ngritja e niveleve të ujit.
Në ditët e fundit, intensiteti i shirave në Afrikën e Jugut është ulur.
