UNHCR: 3.2 milionë njerëz të zhvendosur brenda Iranit për shkak të luftës
Rreth 3.2 milionë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre brenda Iranit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt. Ky vlerësim vjen nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Agjencia bëri të ditur se të dhënat paraprake janë mbledhur nga familje të zhvendosura në pjesë të ndryshme të vendit. UNHCR theksoi se këto shifra mund të ndryshojnë ndërsa vijon puna për mbledhjen e informacionit mbi përmasat e zhvendosjes së brendshme.
Sipas UNHCR, ky është një vlerësim fillestar dhe mund të rishikohet në ditët në vijim teksa të dhënat nga terreni përditësohen.
Në një deklaratë zyrtare, agjencia paralajmëroi se situata humanitare në vend mund të përkeqësohet më tej nëse armiqësitë vazhdojnë. “Ky numër ka të ngjarë të vazhdojë të rritet ndërsa armiqësitë vazhdojnë, duke sinjalizuar një përshkallëzim shqetësues të nevojave humanitare”, thuhet në deklaratë.
