3 Karabinierë vdesin në Itali pas shpërthimit

Një shpërthim i fuqishëm në një shtëpi dykatëshe në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës, ka rezultuar në vdekjen e tre oficerëve të karabinierëve.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni evakuimi të policisë në banesën ku ndodheshin tre persona. Një shpërthim i madh shkaktoi shembjen e plotë të godinës, duke zënë poshtë pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, por nuk arritën të shpëtonin jetën e tre karabinierëve.

Një grua raportohet mes të plagosurve, e cila dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të incidentit.

Leave a Comment

Scroll to Top