30-vjeçar i dënuar për plagosje, arrestohet në Tiranë

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përmes Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, ka bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit K. K., 30 vjeç. Ky veprim u krye pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Scroll to Top