Dalin emrat e 33 personave të arrestuar për mbetjet e rrezikshme të kompanisë “Kurum”
Prokuroria e Durrësit ka caktuar 33 masa sigurie në lidhje me mbetjet e rrezikshme të konfiskuara rreth një vit më parë. Nga këto, 26 janë masa arrest me burg dhe 7 masa arresti në shtëpi.
Pas analizave të kryera mbi mbetjet e rrezikshme të konfiskuara në Portin e Durrësit, autoritetet dyshojnë se ato përmbajnë substanca të rrezikshme.
Masa e sigurisë po ekzekutohet nga Policia e Shtetit. Personat e arrestuar dhe pozicionet e tyre janë si më poshtë:
- Erdal Demir: Administrator i “Kurum International” – arrest me burg
- Yusuf Sezai Kurum: Administrator me prokurë i “Kurum” – arrest me burg
- Gjovana Sokolaj: Pronare e kompanisë “Sokolaj” – arrest me burg
- Doni Sokolaj: Administrator i kompanisë D.o.o Minerals – arrest me burg
- Olizana Pemati: Ish-administratore e kompanisë “Sokolaj” – arrest me burg
- Mujo Ilazaj: Drejtor i Transportit në kompaninë “Kurum” – arrest me burg
- Rami Bunga: Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” – arrest me burg
- Harun Sarica: Drejtor i prodhimit të çelikut në “Kurum” – arrest me burg
- Arif Shkalla: Drejtues në kompaninë “Kurum” – arrest me burg
- Shaban Hyseni: Drejtor i departamentit të shitjeve në “Kurum” – arrest me burg
- Mirjeta Zotaj: Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” – arrest shtëpiak
- Mikail Hila: Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” – arrest me burg
- Mbarime Koroci: Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – arrest me burg
- Nazif Bajrami: Pronar i kompanisë “Bajrami N” – arrest me burg
- Andon Prifti: Administrator i kompanisë “Bajrami N” – arrest me burg
- Petrit Qosja: Person fizik në tregtinë e mbetjeve – arrest me burg
- Julian Kapedani: Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
- Indrit Likaj: Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
- Helidon Lila: Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
- Edmond Voda: Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
- Shkëlqim Jakupi: Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
- Florian Çimo: Administrator i kompanisë koncesionare EMSAPO – arrest me burg
- Gazmend Sina: Punonjës i kompanisë koncesionare EMSAPO – arrest me burg
- Ingo Hesse: Administrator i kompanisë EMSAPO – arrest me burg
- Arta Dollani: Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM – arrest shtëpiak
- Marjeta Përlala: Drejtoresha aktuale e AKM – arrest shtëpiak
- Dritan Seferaj: Drejtoria e Inspektim-Kontrollit, AKM – arrest me burg
- Kledina Skendo: Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM – arrest shtëpiak
- Bujana Tonçiça: Sektori i lejeve mjedisore, AKM – arrest shtëpiak
- Evis Mellonashi: Sektori i lejeve mjedisore, AKM – arrest shtëpiak
- Kejdi Ahmetaj: Drejtoria e Inspektimit, AKM – arrest me burg
- Iva Musa: Inspektore e Autoritetit Portual Durrës – arrest shtëpiak
- Xhulio Golgota: Inspektori i Autoritetit Portual Durrës – arrest me burg
