Pedagogia Arsejda Gjyli, nga Universiteti i Luarasit, u shpreh në një intervistë për News 24 se modeli i Zejinesë nuk përmban asgjë të pamoralshme apo të papranueshme përfaqësimi në parlament. Ajo theksoi se për 35 vite me radhë, parlamentin e kanë përfaqësuar individë pa formimin e nevojshëm.
Gjyli shtoi: “Modeli i Zejinesë, në vetvete, nuk ka asgjë jo moralisht të papranueshme sa i takon përfaqësisë në parlament. Ke 35 vite që njerëz që s’kanë asnjë lloj formimi të përfaqësojnë në parlament.”