LAJM I FUNDIT: 39-vjeçar turk plagoset me armë në Sauk
Një shtetas turk, 39 vjeç, ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tiranë, pasi mori një plagë në shpatull.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut. Dyshohet se edhe autori i ngjarjes është me shtetësi turke.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.
“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit,” – thuhet në njoftim.
