Pre. Nën 16th, 2018

41-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, plagosen fëmijët dhe e ëma

Një aksident është regjistruar rreth orës 13.30 në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në Gjirokastër ku një 41-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.

“Njoftohemi se rreth orës 13:30 në vëndin e quajtur Ura e Kardhiqit, Gjirokastër, shtetasja E.Ç, 41 vjeçe, banuese në Gjirokastër duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benc”, me targa AA 442 OF, ka humbur kontrollin e mjetit dhe per pasoje ka dale nga rruga”, thotë policia.

Në momentin e aksidentit ndodheshin në makine vajzat e saj 7 dhe 9 vjeçare si dhe nëna e saj V.B, 67 vjeçe, te cilat kane pesuar lendime dhe ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

InfoPasqyra/tch

Kategori