Një 44-vjeçar nga Kurbini është arrestuar nga policia pasi u konstatua se mbante me vete një thikë dhe dy krehëra automatikë. Forcat blu kryen arrestimin në flagrancë të personit.
Policia ka sekuestruar thikën dhe dy krehërat automatikë, të cilët janë marrë në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, po zhvillohen hetime të mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.