45 viktima nga aksident hekurudhor në Spanjë

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë ka shkuar në 45.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë hetimeve janë gjetur edhe dy viktima të tjera. Viktimat u gjetën në një vagon të trenit Renfe, i cili ishte përmbysur pasi u përplas nga një tren tjetër privat që vinte nga drejtimi i kundërt.

Një komision ekspertësh ka kërkuar informacion nga Adif, autoriteti përgjegjës për infrastrukturën hekurudhore në Spanjë, lidhur me regjistrat e qarkullimit në zonën e Antamuth për dy ditët para aksidentit. Gjithashtu, do të kryhen kontrolle të rrotave të trenave të tjerë që kanë kaluar më parë nga i njëjti segment hekurudhor, sipas njoftimit të ministrit.

Scroll to Top