Enj. Nën 22nd, 2018

52 grekë “non grata”, Athina: Shqipëria të largohet nga veprimet që rëndojnë marrëdhëniet

Vetëm pak orë pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke.

Ministria e Jashtme greke ka kërkuar shpjegime lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “non grata”, mbas ngjarjeve të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas.

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

InfoPasqyra/tch

Kategori