Hën. Dhj 10th, 2018

543 të punësuar në një javë vetëm nga zyrat e punës

TIRANË, 7 tetor /ATSH- I. Vata/ Sipas statistikave, numri i të punësuarve është rritur në shkallë vendi për periudhën 28 shtator-4 tetor 2018, pasi vetëm këta javë janë punësuar 543 persona vetëm nga zyrat e punës.

Statistikat flasin për një trend të rritjes së punësimit në të gjitha qarqet e vendit.

Në qarkun e Beratit numri i të punësuarve gjithsej është 38 persona, nga këto në Berat janë punësuar 28, në Kuçovë 4 dhe në Skrapar 8. Në qarkun e Dibrës janë punësuar gjithsej 29 persona nga këto në Dibër 14, Bulqizë 5 dhe në Mat 10. Në qarkun e Durrësit janë punësuar gjithsej 84 persona nga këto në Durrës 73 dhe në Krujë 11. Në qarkun e Elbasanit janë punësuar gjithsej 47 persona, nga këto në Elbasan 24, Gramsh 10, Librazhd 5 dhe Peqin 10.

Në qarkun e Fierit janë punësuar 77 persona nga këto në Fier 27, Lushnje 47 dhe ne Mallakastër 3. Në qarkun e Gjirokastrës janë punësuar 29 persona nga këto në Gjirokastër 13 dhe në Përmet 3.

Në qarkun e Lezhës janë punësuar 11 persona nga këto në Kurbin 8, Lezhë 2, Mirditë 1. Në qarkun e Shkodrës janë punësuar 20 persona, nga këto në Shkodër 12, Malësi e Madhe 7 dhe në Pukë 1.

Në qarkun e Tiranës janë punësuar 110 persona, nga këto në Tiranë 93 dhe në Kavajë 17. Në qarkun e Vlorës janë punësuar 21 persona nga këto në Vlorë 19, Delvinë 1 dhe në Sarandë 1. /j.p/

Kategori