Die. Dhj 16th, 2018

6-mujori I 2019, nis puna në 3 lote të rrugës së Lumit të Vlorës e në Selenicë

Investimet në infrastrukturë – Fillimi i një transformimi që do të shtrihet edhe më thellë

TIRANË, 10 nëntor .- Kryeministri Edi Rama tha sot në Vlorë, se punimet që kanë filluar në lotin e rrugës së Lumit të Vlorës, do të përfundojnë së shpejti dhe brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, do të nisi puna në të tre lotet e tjera, përfshirë edhe rrugën e Selenicës. 

“Sot ne deshëm të fokusohemi tek infrastruktura dhe një gjë është e sigurt, që ky zhvillim dhe kjo ecuri gjërash në Vlorë, nuk është fundi, por është vetëm fillimi i një transformimi që do shtrihet edhe më thellë, sepse u përmend këtu rruga e Lumit të Vlorës, është një proces që ka pasur atë vonesën e vet për shkak se atë projekt ne e kemi financuar me fonde të donatorëve të huaj dhe na është dashur t’i nënshtrohemi në njëfarë mënyre atyre ritmeve të tyre. Por kam bindjen se me ndërtimin e asaj rruge do të zgjohet ekonomia edhe në pjesën e brendshme, në pjesën rurale të Vlorës, ku ka potenciale të jashtëzakonshme për agrobiznes dhe për turizëm”, – tha Rama. /e.xh/e.caushi/

Kategori