Hën. Tet 15th, 2018

670 masa administrative dhe 17 arrestime, Policia Durrës rrit kontrollet në fundjavë

TIRANË, 6 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Vijon zbatimi i planit të masave jo vetëm gjatë fundjavës  por çdo ditë nga Specialistët e  Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe rritjen e parametrave  të sigurisë rrugore.Janë kryer kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,  pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera  të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm në fundjavë si rezultat  i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 shtetas, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motoçikletat pa leje drejtimi.

Janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi. janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar; janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë  rregullat e qarkullimit rrugor duke eliminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë. /a.g/

Kategori