76-vjeçarja e humbur në Devoll gjendet e mbytur
Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e cila ishte raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur e mbytur nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte njoftuar ditën e djeshme për zhdukjen e të ëmës nga banesa.
Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë qenë shkaku i largimit të saj nga shtëpia.
Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera.
Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.
