Mër. Dhj 19th, 2018

8 dhjetori 1990, dita e kthesës së madhe historike

TIRANË, 8 dhjetor. 8 dhjetori 1990 është dita e inicimit të kthesës së madhe historike që solli rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme uroi sot ditën e Rinisë, ditën e nisjes së kësaj kthese të madhe historike.

“Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, ku 28 vjet më parë protestat studentore hodhën regjimin komunist”, thotë ministria e Jashtme.

Prej vitit 2009, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare kur më 8 dhjetor një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Dita Kombëtare e Rinisë, u caktua si e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitin 1990, e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist./m.m/j.p/

Kategori