Atentat me tritol në Shkodër: Punonjës Tatimesh i lënduar

Punonjësi i Tatimeve në Shkodër mbeti i lënduar nga atentati me tritol

Enea Buzukja është punonjësi i Tatimeve që u bë viktimë e një atentati sot në Shkodër. Ngjarja ndodhi teksa ai kishte parkuar makinën në zonën e njohur si ‘Arra e Madhe’, ku lënda shpërthyese eksplodoi.

Si pasojë e shpërthimit, Buzukja ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar dhe zbardhur atentatin.

Scroll to Top