Vrasje në Komunën e Parisit: Kolegu e vrau për bullizëm

Autori i krimit në Komunën e Parisit: “E vrava sepse më bullizonte”

41-vjeçari Indrit Ismaillari është viktima e vrasjes në lokalin “City Lounge”, në zonën e Komunës së Parisit. Ai u godit me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, i cili punonte si picier në të njëjtin biznes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se ndihej i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.

Vrasja ka ndodhur në mes të lokalit, në sy të shumë klientëve. Sipas tyre, autori e ka goditur viktimën me thikë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen. Stafi i lokalit ka ndërhyrë dhe ka neutralizuar autorin, pasi ai nuk po e ndalonte sulmin ndaj viktimës.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.

Scroll to Top