Vdekja Tragjike e Kamarierit Pas Një Konflikti në Tiranë

U plagos në punë, ndërron jetë kamarieri tek “Komuna e Parisit”

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike. Personi i plagosur gjatë një konflikti ka ndërruar jetë.

Viktima, i identifikuar si Indrit Salimllari, ishte kamarier në lokalin City Lounge, ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga kuzhinieri, Filip Shehu, pas një konflikti të momentit.

Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas ngjarjes.

Scroll to Top