Trump: Armëpushimi Gaza nuk rrezikohet, Izraeli ka të drejtë hakmarrje

Trump: Armëpushimi në Gaza nuk është në rrezik, por Izraeli ka të drejtë të hakmerret nëse sulmohen ushtarët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “asgjë” nuk do të rrezikojë armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Megjithatë, ai shtoi se Izraeli ka të drejtë të hakmerret në rast se ushtarët e tij sulmohen.

“Mendoj se armëpushimi do të vazhdojë. Asgjë nuk do ta rrezikojë atë”, tha Trump për gazetarët në bordin e Air Force One. Ai shtoi gjithashtu: “Ata vranë një ushtar izraelit. Kështu që izraelitët u përgjigjën. Dhe ata duhej të përgjigjeshin.”

Deklaratat e Trump erdhën pas raportimeve nga Mbrojtja Civile e Gazës, e cila njoftoi se forcat izraelite kryen disa sulme ajrore dje, pavarësisht armëpushimit në fuqi. Ushtria izraelite akuzoi Hamasin për një sulm ndaj trupave të saj në Rafah, duke e cilësuar atë si shkelje të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Scroll to Top