Protestë kundër qeverisë për pensionet në Shqipëri

Lëvizja ‘Bashkë’ ka organizuar një protestë jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i lëvizjes, Arlind Qorri, ka drejtuar akuza ndaj qeverisë për trajtimin e pensionistëve.

“Kjo është tradhti. Tradhtarë të popullit shqiptar, të shtresës së mesme dhe të sipërmarrësve të ndershëm. Tradhtarët nuk e kanë vendin në Parlament, por në burg,” deklaroi Qorri para protestuesve.

Ai shtoi se Lëvizja Bashkë merret prej vitesh me çështjen e pensioneve. “Unë jam i gëzuar që ka shumë pensionistë, por dhe shumë qytetarë të moshave dhe kategorive të ndryshme. Pensionet janë nyja ku lidhen ekonomia me kategoritë e tjera,” u shpreh Qorri.

Scroll to Top