Lejohet ndërtimi i paligjshëm në zonën e “Rana e Hedhun”, ekzekutohen 9 masa sigurie
Policia e Lezhës ka ekzekutuar 9 masa sigurie, të kërkuara nga Prokuroria e Lezhës, lidhur me një rast ndërtimi të paligjshëm në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”.
Njoftimi i Policisë sqaron se masat e sigurisë janë ekzekutuar ndaj 9 shtetasve, të cilët akuzohen se, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe duke shpërdoruar detyrën, janë përfshirë në rastin e ndërtimit të paligjshëm në “Ranë të Hedhun”.
Masat janë zbatuar nga strukturat e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lezhës datë 27.10.2025.
Konkretisht, masat e sigurisë janë ekzekutuar ndaj shtetasve të mëposhtëm:
- P. T., 67 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në burg” për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i vulave dhe stampave”.
- G. M., 34 vjeç, banues në Shëngjin, ish-drejtor i AShK, ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
- A. Sh., 37 vjeç, banues në Lezhë, ish-përgjegjës për legalizimet pranë ASHK, ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
- A. M., 35 vjeç, banues në Lezhë, ish-përgjegjës për legalizimet pranë ASHK, ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
- L. B., 65 vjeçe, banuese në Tiranë, ndaj së cilës është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
- H. Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
- K. M., 66 vjeç, banues në Tiranë, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, ndaj të cilit është caktuar masa “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
- F. Gj., 41 vjeç, banues në Lezhë, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, ndaj të cilit është caktuar masa “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
- M. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Ndihmësspecialist i Policisimit në Komunitet, ndaj të cilit janë ekzekutuar masat “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
