Erion Veliaj në Gjykatë: Kërkesë për Anullim të Shkarkimit

NDIQENI LIVE: Erion Veliaj në Gjykatë Përballë Avokatëve të tij

Ka nisur seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt, i cili kërkon shpalljen antikushtetuese të vendimit të shkarkimit të tij nga detyra.

Avokatët e Veliajt argumentojnë se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe antikushtetues, pasi nuk ka pasur një shkelje të rëndë të provuar.

Në kërkesën e paraqitur, Veliaj thekson se “Neni 115 i Kushtetutës është një normë me karakter kufizues për kompetencën e Këshillit të Ministrave: ky i fundit mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë vetëm kur ekziston një ‘shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve’. Kjo është një garanci që Kushtetuta i jep mandatit të zgjedhur vendor, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare të pushtetit qendror.”

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Ndërkohë, ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, është caktuar masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pasi dyshohet për disa vepra penale.

Më 23 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektvendimin “Për propozimin për shkarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”, duke argumentuar se “kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur për shkak të procesit penal ndaj tij”. Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi shkarkimin e Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj mban postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015. Më parë, ai ka mbajtur poste edhe në Qeverinë e Shqipërisë dhe ka qenë deputet.

Scroll to Top