Erion Veliaj në gjykatë: Pas hekurave, pretendon burgim politik

PAMJE: Erion Veliaj hyri në gjykatë nga hyrja e pasme

Në momentin që doli nga furgoni me pranga në duar, Erion Veliaj u përpoq t’u përgjigjej disa personave që e thirrën nga ana tjetër e hekurave. Kryetari i Bashkisë ndodhet në burg që nga data 10 shkurt dhe ka kundërshtuar vendimin e Ramës për ta shkarkuar. Sot ai u thirr në gjykatë për një seancë shqyrtuese.

Prej disa ditësh, Veliaj ka ndryshuar strategjinë në gjyq dhe është vetëshpallur i burgosur politik, duke marrë parasysh vendimet për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Më poshtë gjenden pamjet filmike të momentit kur Veliaj del nga furgoni i policisë.

Scroll to Top