Berisha ngushëllon për Fatos Nanon: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Në reagimin e tij, Sali Berisha shkruan:
“Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare, si dhe pranimin prej tij të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”
