Vdekja e Fatos Nanos, mediat greke e marrin lajmin

Mediat greke i kushtojnë vëmendje vdekjes së Fatos Nanos.

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano ka marrë jehonë edhe në mediat greke.

Një e përditshme greke raporton se Nano themeloi Partinë Socialiste në vitin 1992 dhe e drejtoi atë deri në vitin 2005, kur u tërhoq nga politika.

Sipas gazetës greke, në ditët e fundit Nano ishte shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve me mushkëritë, të cilat i kishte prej një kohe dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Më pas, shkrimi vijon duke renditur historinë politike të Fatos Nanos.

Edhe një gazetë tjetër greke i ka kushtuar hapësirë këtij lajmi.

“Dy vjet më parë, ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale,” shkruan gazeta greke, duke shtuar se në atë kohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kishte dhënë atij një medalje për kontributin e tij “në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik në Shqipëri”. Më pas, gazeta vijon me një jetëshkrim të aktivitetit politik të Nanos.

Scroll to Top