Gaz Bardhi shpjegon pse Rama nuk e shkarkon Ballukun
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku e mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive.
“Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë,” shkruan Bardhi mes të tjerash në Facebook.
Më tej, Bardhi rendit pozicionet dhe titujt e Belinda Ballukut:
- Zëvendëskryeministre
- Ministre e Energjisë, Infrastrukturës dhe Transportit
- Deputete
- Drejtuese Politike e qarkut Fier
- Drejtuese Politike e qarkut Tiranë
- Anëtare e një fisi
- E pandehur nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milionë euro.
“Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë,” thekson Bardhi.
Ai shtoi se Shqipëria “Europiane” me një Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik, në të paktën 50 milionë euro të vjedhura, është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën, duke nënshkruar me slogani “Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË!”.
