Çanta “Louis Vuitton” që Icardi i dhuroi të dashurës, zemëron Wanda Narën: “Harrove ditëlindjen e vajzës, ajo nuk të ndihmon të bëhesh një baba më i mirë!”
Dramat hollivudiane të çiftit Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të mbizotërojnë median ndërkombëtare. Çifti argjentinas, i cili ka dy vajza që jetojnë në Argjentinë me Wanda Narën, tani kanë ndjekur rrugë të ndara, por vazhdojnë të shkëmbejnë komente të ashpra mes tyre.
Futbollisti argjentinas jeton në Stamboll, ku luan për Galatasarayn, dhe është me të dashurën e re, Chyna Suarez. Wanda Nara duket se nuk e ka aspak me të mirë të dashurën e re të Mauros, dhe këtë e ka treguar në çdo rast.
Së fundmi, Icardi i ka bërë Chynës një dhuratë mjaft të shtrenjtë, e cila ka nxitur reagimin e modeles dhe bukurosheve të spektakleve. Futbollisti i ka dhuruar asaj një çantë të re “Louis Vuitton” për koleksionin e saj, së bashku me një dedikim të shkruar me dorë:
“Përmbushja e dëshirës tënde për të pasur këtë çantë të vogël rozë më bën shumë të lumtur, sepse dhurata ime më e mirë është të të shoh të buzëqeshësh dhe të të kem pranë meje. Të dua.”
Chyna Suarez ka postuar dhuratën në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërimin e Wanda Nara-s, pasi futbollisti duket se e kishte harruar ditëlindjen e vajzës së tyre.
“Je me dikë që, për fat të keq, nuk të ndihmon të bëhesh një person më i mirë apo një baba më i mirë,” ka shkruar Nara në rrjetet sociale. Ajo ka shtuar gjithashtu: “Nuk pate kohë as t’i dërgoje Isabellas diçka për ditëlindje, nuk ishe aty për të. Ia prishë ditën Isabellas duke i thënë në telefon se ishe me dikë në Itali.”
Ish-çifti ka dy vajza, Francesca dhe Isabella. Vihet re se Wanda Nara ka një koleksion të madh çantash dhe “Louis Vuitton” është marka e saj e preferuar.
