Donald Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos e mbështesin kandidatin demokrat Zohran Mamdani, duke theksuar se ai nuk i përfaqëson.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut që të mos votojnë për Zohran Mamdani, kandidatin e Partisë Demokratike për postin e kryebashkiakut të qytetit.
“Çdo hebre që voton për Zohran Mamdani është budalla!!!”, shkroi presidenti republikan në platformën Truth Social, duke e cilësuar kandidatin si “armik të hebrenjve”.
Zohran Mamdani është një mbështetës i zjarrtë i kauzës palestineze. Qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Rripin e Gazës kanë nxitur pakënaqësi dhe mosbesim tek një pjesë e komunitetit hebre amerikan në Nju Jork.
Për të qetësuar publikun, gjatë muajve të fundit Mamdani ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër antisemitizmit.
