Herri Kejn 100 gola te Bajerni – Arritje historike

Herri Kejn arriti shifrën e 100 golave për Bajernin, duke u kthyer në historinë e klubit bavarez. Sulmuesi anglez shënoi golin e tij të 100-të në paraqitjen e 107-të me ekipin, një arritje mbresëlënëse që nuk u realizua as nga yje si Erling Haland te Manchester City apo Kilian Mbape te Paris Saint-Germain.

Këtë sezon, Kejn ka marrë një rol të ri te Bajerni, duke u tërhequr më thellë në lojë krahasuar me dy sezonet e para.

Drejtor i sportiv i klubit, Eberl, vlerësoi lart sulmuesin, duke theksuar: “Ai është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Ky është padyshim një Herri Kejn ndryshe nga ai që kemi parë më parë. Tani ai perceptohet si edhe më i gjithanshëm. Të gjithë e dinim që ishte një golashënues i jashtëzakonshëm, por tani ai po sjell elementë shtesë që përmirësojnë edhe më shumë ekipin dhe stilin tonë të lojës,” përfundoi Eberl, duke shprehur plot lavdata për sulmuesin.

Scroll to Top