Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kupën e Botës 2026.
Në listë bën pjesë kapiteni Granit Xhaka, por mungon mesfushori i rëndësishëm Remo Freuler, i cili zakonisht luan si partner i Xhakës në mesfushë.
Mes lojtarëve me origjinë shqiptare, janë ftuar Adrian Bajrami dhe Andi Zeqiri, të cilët do të jenë pjesë e ekipit për këto përballje vendimtare.
Zvicra do të presë Suedinë më 15 nëntor në Gjenevë. Më pas, më 18 nëntor, ekipi zviceran do të udhëtojë drejt Prishtinës për të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.
Pas rezultateve të fundit në fazën e grupeve, Zvicra kryeson renditjen me 10 pikë. Kosova ka grumbulluar 7 pikë, Sllovenia 3, ndërsa Suedia vetëm 1 pikë.