Banka e Shqipërisë ruan normën bazë të interesit për lekun

Nuk ndryshon norma bazë e interesit për lekun.

Banka e Shqipërisë njofton se do të ruajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 2.5%. Ky nivel është mbajtur që nga fillimi i korrikut, kur norma bazë e interesit për lekun u ul nga 2.75% në 2.5%.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi gjithashtu të mos ndryshojë normën e interesit të depozitës njëditore, duke e lënë atë në nivelin 1.5%, si dhe normën e interesit të kredisë njëditore, duke e mbajtur atë në 3.5%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të siguruar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Scroll to Top