Lëvizje në qeveri: Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës
Gjatë mbledhjes së sotme janë propozuar disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve.
- Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
- Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga detyra.
- Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
- Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga detyra.
- Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga detyra.
- Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
- Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga detyra.
- Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
- Z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga detyra dhe znj. Viola Haxhiademi emërohet anëtare e këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga detyra dhe z. Dritan Palnikaj emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
