Kumbulla gati, lajme të mira për Kombëtaren shqiptare

Lajme të mira për Kombëtaren shqiptare, mbrojtësi kryesor ka lënë pas dëmtimin.

Marash Kumbulla duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar më shumë se një muaj më parë dhe me shumë gjasa, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares shqiptare kundër Andorrës dhe Anglisë.

Mbrojtësi, i cili aktivizohet me Majorkën, fillimisht ka nisur stërvitjet individuale, por kohë pas kohe është bashkuar edhe me grupin.

Në ndeshjen e fundit kundër Betisit, Kumbulla nuk u grumbullua, por mbrojtësi i huazuar nga Roma me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e radhës kundër Getafes, e cila është planifikuar të luhet në datën 9 nëntor.

Kumbulla pritej të rikthehej në fushë më herët, por rikuperimi pas dëmtimit të muskujve të këmbës (hamstring) është zgjatur.

Scroll to Top