Berisha kundër Ligjit për Barazinë Gjinore: Përmbys Kushtetutën

Ligji për Barazinë Gjinore, Berisha: Përmbys Kushtetutën dhe trashëgiminë mijëravjeçare!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur përpara mediave në oborrin e Kuvendit. Ai ka konfirmuar qëndrimin e Partisë Demokratike, duke deklaruar se nuk do të votojnë kurrë një ligj kundër të cilit janë tre komunitete fetare. Sipas Berishës, ligji e shtyn përcaktimin e gjinisë në përgjegjësi të shkollave.

“Ky ligj, i bazuar tërësisht në ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys Kushtetutën e vendit, kodet tona ligjore, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon të gjithë ata që duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Pretendimi se ky ligj është përafrim me legjislacionin europian është një mashtrim, pasi asnjë direktivë evropiane nuk përmend gjininë me diversitet të gjerë apo përkatësi gjinore të shumta. Këto janë mashtrime në emër të një ideologjie të dëmshme, që vjen nga Soros. Ligji në fakt vendos sistemin e ekstremit të majtë, duke zhvlerësuar përcaktimet ligjore të mëparshme dhe duke triumfuar çnjerëzorja,” tha ai.

Scroll to Top