Balluku, e pandehur për Tunelin e Llogorasë, Berisha: Shumë shpejt do nisim protestat
Jashtë Kuvendit, Sali Berisha foli për dosjen e Tunelit të Llogorasë dhe bisedat e zv.kryeministres Belinda Balluku me vartësin e saj, Evis Berberaj. Berisha tha se shumë shpejt do të nisë protestat para kryeministrisë.
“I lexoni ato mesazhe të Belinda Ballukut, por çfarë tregojnë ato mesazhe? Tregojnë një person në terror, një person që i kërkon vartësit të saj të bëjë këtë e atë. Tregon terrorin shpirtëror që ka ndaj tij. Unë nuk e justifikoj, nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ajo ushtron në detyrë për të përmbushur ato porosi. E bën për shkak të Ramës, sepse janë porosi të Ramës. Ne do jemi tek kryeministria për këtë,” tha Berisha.
Ai shtoi: “Të gjithë i vërsuleni Ballukut, a e shihni me çfarë përçmimi flet ajo për Ramën? Por është e detyruar, sepse tha ka vetëm terror. Do vendosim shumë shpejt, koha ka kaluar.”
