Çështja Imamoglu në Turqi: Gjashtë gazetarë të njohur shoqërohen në polici si të dyshuar
Gjashtë gazetarë të njohur në Turqi, përfshirë këtu edhe koordinatori i komunikimit të Partisë Popullore Republikane (CHP), partia kryesore e opozitës, u shoqëruan në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Stamboll për të dhënë dëshmi në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Gazetarët u dërguan në polici nën shoqërimin e oficerëve, pas një urdhri të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit. Ata janë marrë në pyetje si të dyshuar me akuzën e “përhapjes publike të informacioneve të rreme” dhe “ndihmë ndaj një organizate kriminale”, në kuadër të hetimeve për çështjen Imamoglu, sipas njoftimit të prokurorisë.
Policia sekuestroi telefonat celularë të gazetarëve. Gazetarët në fjalë janë: Rusen Çakir, Asli Aydintasbas, Saban Sevinc, Batuhan Çolak, Soner Yalçin dhe Yavuz Oghan, i cili është gjithashtu koordinatori i komunikimit të CHP-së.
