Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës.
“Gjelat” kanë ende dy takime të fundit për të zhvilluar kundër Ukrainës dhe Azerbajxhanit për të siguruar kualifikimin. Deschamps ka zgjedhur lojtarët më në formë, duke shmangur rrezikun e dëmtimeve.
Kështu, jashtë listës mbeten emra si Rabiot dhe Dembélé, si dhe dy vëllezërit Thuram. Ndërkohë, rikthehen emra si N’Golo Kanté dhe Nkunku, i cili po luan më rregullisht me Milanin kohët e fundit.
Deschamps shpjegoi për mesfushorin Kanté: “Kanté është në nivelin e tij më të mirë, duke marrë parasysh ndeshjet që kam parë. Ai është gjithmonë një kandidat potencial për t’u grumbulluar, siç është edhe këtë herë. Deri tani, objektivi im ishte t’i jepja hapësirë të rinjve për të mësuar. N’Golo ka një status dhe përvojë të madhe. Kur e thërras, është sepse ka një rol të rëndësishëm.”
LISTA:
- Portierë: Chevalier, Maignan, Samba
- Mbrojtës: Digne, Gusto, L. Hernandez, T. Hernandez, Konaté, Koundé, Saliba, Upamecano
- Mesfushorë: Camavinga, Kanté, Koné, Olise, Zaïre-Emery
- Sulmues: Akliouch, Barcola, Cherki, Ekitiké, Kolo Muani, Mateta, Mbappé, Nkunku
PANORAMASPORT.AL
