Droni i dyshimtë pezullon fluturimet në aeroportin e Goteborgut
Trafiku ajror në aeroportin e Goteborgut në Suedi është pezulluar sonte për shkak të pranisë së një droni, sipas Autoriteti suedez i aviacionit, të cituar nga gazeta “Aftonbladet”.
Operatori i aeroportit, “Swedavia”, ka informuar mediat suedeze se hapësira ajrore mbi aeroportin është e mbyllur.
“Dy fluturime nga Mynihu dhe Frankfurti u devijuan drejt Kopenhagës”, raportoi “Aftonbladet”, ndërsa fluturime të tjera u anuluan.
Ky incident vjen si i fundit në një seri pamjesh dronësh mbi aeroportet evropiane gjatë javëve të fundit, shumë prej të cilave i janë atribuar Rusisë.
Në shtator, pamjet e disa dronëve të mëdhenj në Kopenhagë shkaktuan kaos, ndërsa të martën, aeroporti i Brukselit u prek gjithashtu, duke rezultuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve.
