Trafik droge: Ekstradohet nga Italia anëtar i grupit kriminal

Trafik droge nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian, ekstradohet nga Italia anëtari i një grupi kriminal.

Emri Hysenaj, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, është ekstraduar në vendin tonë.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.

Në muajin prill 2025, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt shteteve të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.

Scroll to Top