Zgjedhjet e pjesshme lokale, mbërrijnë materialet zgjedhore në KZAZ 16 në Mat
Materialet zgjedhore për Bashkinë e Matit, ku këtë të dielë do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, mbërritën të premten. Kutitë me materialet për ditën e zgjedhjeve arritën në KZAZ 16 nën masa të rrepta sigurie, duke ardhur nga automjeti i forcave të armatosura dhe duke qenë të shoqëruara nga automjete të policisë së shtetit.
