Aksident në Shkodër/ Makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari
Një aksident është shënuar në bulevardin Skënderbeu në Shkodër, ku një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:40, një automjet me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
