Marseja kryeson Ligën 1: Festë shqiptare në fushë

Marseja kryeson përkohësisht Ligën 1, me festë shqiptare në fushë

Marseja ka marrë vendin e parë përkohësisht në renditjen e Ligës 1 franceze, pasi mposhti Brestin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhgvilluar pasditen e djeshme. Me një ndeshje më pak të luajtur se PSG, skuadra e drejtuar nga trajneri De Zerbi kryeson me 25 pikë, pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

Golashënuesit për Marsejën në këtë fitore ndaj Brestit ishin Gomez, Grinud dhe Obamejang. Pavar, i cili është dhëndër shqiptar, zgjodhi ta festojë këtë sukses duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Bashkëshortja e tij, Kleofina Pnishi, ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” foto nga fundi i ndeshjes, ku Pavar, mesfushori francez, shihet duke bërë me duar shqiponjën dykrenare, ndërsa përshëndet gruan e tij.

GOLAT E NDESHJES: PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top