Zgjedhjet në 5 bashki/ Zbulohet pjesëmarrja deri në orën 12.00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet për 5 kryebashkiakë. Këto zgjedhje po zhvillohen në Mat, Tepelenë, Vlorë, Berat dhe Cërrik.
Deri në orën 12:00, pjesëmarrja e përgjithshme ishte 10.82%. Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë ishte Mat, me 24.21%, e ndjekur nga Tepelena me 21.27%. Pjesëmarrja më e ulët u regjistrua në Vlorë, me 6.94%.
Tre nga kryetarët aktualë të bashkive, në Berat, Mat dhe Tepelenë, dhanë dorëheqjen për t’u bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë, Andis Hasalla, u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë, kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, dha dorëheqjen pas kritikave nga kryeministri Rama.
