Mesazhi vendimtar i Gaz Bardhit për deputetët e PD: Nesër fillojmë bojkotin e Kuvendit
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë përkohësisht punimet e Kuvendit, duke filluar nga kjo e hënë. Ky vendim është marrë në orët e fundit, përmes një mesazhi që kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u ka dërguar deputetëve demokratë.
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, duke u nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
